fbpx

Fitorja e SIRIZA-s nuk frikëson anëtaret e BE-së.

-

Në Bruksel sot u mbajt takimi i ministrave të ekonomist dhe financave të eurozonës, vetëm një ditë pas zgjedhjeve greke, rezultatet e së cilave janë temë kryesore.

Pas fitores bindëse SIRIZA  dhe paralajmërimet se ky skenarë mundet negativisht të ndikojë në eurozonën dhe  Bashkimin Evropian, ministrat e ekonomisë dhe të financave të eurogrupit dhe përfaqësuesit evropian nga Komisioni Evropian, sot qetësuan opinionin.

Gjatë fushatës, kjo qeveri dëshmoi se është e përgjegjshme, asnjëherë nuk përmendi dalje nga eurozona, asnj[herë nuk përmendi vënien në pikëpyetje të kartave dhe rregullat të cilat na lidhin. Kjo  nuk do të ishte mirë për Greqinë, por akoma më keq për Evropën, qeveria dëshmoi se dëshiron dialogun- deklaroi para fillimit të  takimit në Bruksel, ministri francez i financave, Mishel Sapin.

Ai theskoi se negociatat për borxhin grek nuk përjashtohet nga tema e bisedimeve, diçka për të cilën Cirpas insistonte gjatë fushatës.

Takimi i sotëm i eurogruput nuk i kushtohet Greqisë, sepse takim ishte paraparë para se të paralajmërohen zgjedhjet në Greqi. Komesari evropian i financave, Pjer Moskovisi deklaroi se zgjedhjet e djeshme nuk do të jenë temë e bisedimeve dhe se pritet formimi  i plotë i Qeverisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.