fbpx

Për herë të katërt Pelagonia sërish nën ujë

-

Reshjet e fundit të shiut në mënyrë shtesë kanë komplikuar edhe ashtu situatën e rëndë në Pelagoni. Disa fshatrave iu kërcënohen vërshime të reja pas daljes së re të lumit Cërna në orët e hershme.

Sërish më të rrezikuara janë fshatrat e komunës Mogila.

Lumi Cërna është vërshuar në Loznan dhe Topolçan, ku 2000 hektar tokë punuese sot janë nën ujë.

“E tërë Pelagonia është nën ujë, kjo duket se s’ka fund. Për herë të katërt po i përjetojmë gjërat e njëjtë. Ujërat nëntokësorë dhe sipërfaqësorë janë bashkuar dhe nuk kemi shpëtim. Lëshuam mundësinë ta riparojmë shtratin e lumit Cërna pas vërshimit të parë të lumit në muajin shkurt, tani e shohim si po shkatërron çdo gjë dhe presim diell- tha kryetari i komunës së Mogilës, Stevçe Pivkovski.

Ndërsa vërshimet përsëri i kërcënohen edhe komunës Novaci. Atje vërshimi i lumit Cërna dhe kanalit të nëntë iu kërcënohen fshatrave Dolgobevc, Algarc, Dobromir, Ribarc dhe Gneotinë dhe tani janë mobilizuar ekipet që pritet të ndihmojnë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.