fbpx

Plomp: Ora e zgjedhjeve po afron

-

Në intervistën javore për “Radio Evropa e Lirë” ambasadori i Holandës në vend, Vilem Vauter Plomp  thotë se ora e zgjedhjeve të prillit po afron dhe se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të arrihet marrëveshje ndërmjet mediave.

Ambasadori Plomp porositi se me Prokuroren speciale duhet të të bashkëpunojnë gjitha institucionet e përfshira  dhe t’i mundësojnë ta bëjë punën e saj.

-Është emëruar  prokurore speciale dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme ajo të mund të kryej punën e saj dhe të  gjitha institucionet e përfshira të bashkëpunojnë dhe t’i mundësojnë ta bëjë punën e saj. Njëkohësisht, disa çështje duhet të zgjidhen, dhe njëra më të rëndësishmet është ajo që ka të bëjë me zgjedhjet. Do të ketë një lloj qeverie kalimtare, disa hapa tashmë janë ndërmarrë, disa hapa të tjerë duhet të ndërmerren, por jashtëzakonisht është e rëndësishme fusha e mediave, sepse media të lira dhe të pavarura, media objektive, janë shumë të rëndësishme. Dhe përfundimisht, e drejtë e garantuar është element jetik. Kur mësova, për ardhjen time këtu, sipas një ankete, 32% e qytetarëve nuk mendojnë se votimi në Maqedoni është krejtësisht i fshehtë, dhe kjo përqindje është rritur nga anketat e vjetshme, ku përqindja ka qenë 22%, do të thosha se kjo shqetëson, sepse mesa di unë, votimi në Maqedoni është i fshehtë dhe është shumë e rëndësishme njerëzit të mund të votojnë dhe të votojnë, dhe vitin e ardhshëm të  bëjnë zgjedhjen e tyre- thotë Plomp.

Sipas tij, marrëveshja për mediat duhet të mundësojë që ato të luajnë rolin e tyre dhe të sigurojnë fakte dhe informacione për qytetarët.

– Ora po kalon, nëse kështu mund të them, deri më 24 prill vitin e ardhshëm. Kështu që është jashtëzakonisht e rëndësishme të arrihet marrëveshje për mediat, që ka të bëjë me mediat vitin e ardhshëm dhe në zgjidhjet afatgjate, të cilat do të garantojnë se në të vërtet mediat do të luajnë rolin e tyre ashtu siç duhet, në cilëndo qoftë demokraci. Shumica e demokracive, nëse jo të gjitha, kanë rregulla të caktuara të cilat garantojnë se mediat do të mund të luajnë rol esencial në sigurimin e fakteve dhe informacioneve për qytetarët. Për shembull, është shumë e rëndësishme të ketë distinkcion të qartë ndërmjet reklamimit politik dhe raportimit objektiv gazetarisë nga mediat, pa dallim se janë private apo publike- konsideron Plomp

Për ambasadorin holandez përgjimet përmbajnë shumë akuza serioze, të cilat duhet të konfirmohen dhe prandaj nevojiten hetime, të cilat janë shumë të rëndësishme të dëshmohet përgjegjësi politike dhe ligjore.

Ai theksoi se Holanda viteve të kaluara ka ndihmuar Maqedoninë, me vlerë prej 200 milion euro për më shumë programe dhe projekte, gjithmonë në kërkesë të qytetarëve të Maqedonisë

– Ne akoma vazhdojmë të  ndihmojmë Maqedoninë, për shembull për çështjen e të drejtave të njeriut, për mediat, për përgjegjësinë demokratike dhe në të ardhmen do të vazhdojmë me këtë. Nëse më pyesni a jam i kënaqur nga rezultate, në cilindo vend ndihma teknike mund të luaj rol të rëndësishëm dhe kjo gjithmonë është proces i përpjekjeve dhe gabimeve, dhe mendoj se aspekti më i rëndësishëm është se njerëzit vazhdojnë të mësojnë. Kjo i përket atyre që ofrojnë ndihmën, por gjithashtu zbatohet edhe te institucionet dhe personat të cilat punojnë në institucione të tjera. Ndoshta do të stimulohet qëndrimi për të mësuar,qëndrimit kritik, madje edhe qëndrimit e pjesëmarrjes që paraqet rezultatet më të rëndësishme të cilat mund të shpresojmë se do t’i arrijmë- theksoi Plomp.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.