fbpx

“Plenumi studentor” distancohet nga Tufegxhit, ajo thotë se kritikat janë të mirëseardhura

-

“Plenumi studentor” në faqen e tij në Facebook distancohet nga “qëndrimet publike dhe private” të Ivana Tufegxhik, e cila mori vendin e nëntë në listën e kandidatëve të opozitës në njësinë e parë zgjedhore.

“Lidhur me shkrimet që dolën në media se si kandidatja e nëntë në njësinë e parë zgjedhore në listën e LSDM-së paraqitet përfaqësues i “Plenumit studentor”, i hedhim poshtë si të pasakta. “Plenumi studentor” nuk ka përfaqësues në zgjedhjet e ardhshme, kështu që qytetarët dhe qytetaret që i ndajnë parimet e “Plenumit studentor” thjeshtë mund të kontribuojnë përmes pjesëmarrjes aktive në të” thuhet në reagimin e Plenumit.

“Kandidatura është hap i madh për mua, por edhe përgjegjësi shumë e madhe para secilit që e njoh dhe që më mbështet apo nuk më mbështet. Këtë përgjegjësi çdo ditë do ta mbaj dhe do ta arsyetoj” shkroi Tufegxhik në profilin e saj në LSDM-së.

Ajo shton se kjo betejë do të jetë e rëndësishme.

“Domethënia e kësaj beteje nuk guxon t’i hesht kritikët, përkundrazi, kritikat janë dhe do të jenë të mirëseardhura, se vetëm në këtë mënyrë do të bëhemi më të mirë. Na pret shumë punë për fitore dhe kthimin e normalitetit, ajo që shumë kohë na mungon” shton ajo në profil.

Ndryshe, Tufegxhik ishte një prej anëtareve më aktive të “Plenumit studentor” gjatë protestave të mëdha studentore, vjeshtën e para dy viteve.

Qëndrim për reagimet nëpër mediat sociale dhe mediumet kërkuam edhe nga prof. Ferid Muhiq, i cili gjithashtu u gjet në pozitë fituese në listën e LSDM-së, por për përgjigje na tha të presim deri pasdite.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.