fbpx

Platforma e Ahmetit kthen vendin në shekullin e 19-të, konsideron Lidhja Demokratike

-

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti arriti ta ndez nacionalizmin dhe ekstremizmin, si shtresë për konfrontime dhe destabilim në Maqedoni, vlerësoi sot Lidhja Demokratike.

“Platforma për zgjidhje të plotë të çështjeve shqiptare, më shumë i ndihmon VMRO-DPMNE-së, që ta zhvendosë temën për përgjegjësi të kreatorëve të krizës politike dhe të nxitë diskutim për “punët maqedonase”. Përgatitja për “platformë maqedonase”, paralajmërimet për bllokimin e Parlamentt dhe kërcënimet me protesta të mbrohet shteti nëse opozita formon Qeveri, janë mundësi e shkëlqyer për shpallje të jashtëzakonshme dhe suspendim të institucioneve dhe vullnetit të qytetarëve. Në vend që të ndërtojmë PLATFORMA për shtet të drejtë, drejtësi të barabarta për të gjithë, lufta kundër krimit dhe jetës më të mirë për të gjithë, platforma e Ali Ahmetit na ktheu në shekullin e 19”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Sipas LD-së, në vend që të ndërtohet platformë për shtet juridik, të drejta të barabarta për të gjithë, luftë kundër krimit dhe jetë më të mirë për të gjithë, platforma e Ahmetit kthen shtetin në shekullin e 19-të.

“Është koha për bashkimin e qytetarëve dhe pastrimin me propagandat populiste për gjoja kërcënim të shqiptarëve apo maqedonasve”, vlerësojnë nga Lidhja Demokratike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.