fbpx

Në Gjevgjeli, dymbëdhjetë aborte spontane në ditë të emigranteve

-

Aktualisht në afërsi të stacionit hekurudhor të Gjevgjelisë po ngrihen hapësira për  pushim me kapacitet për 160 persona. Hapësirat do të jenë për gratë, fëmijët dhe personat e lodhur gjatë udhëtimit e cila do të funksionojë 24 orë. Këto hapësira do të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga policia. Në këtë hapësira do të ketë 12 kabina, dush dhe toalet, deklaroi nga Gjevgjelia raportuesi i “Meta-s”. Hapësirat do t’i pajisë UNHCR-ja. Është paraparë të sillen lodra dhe materiale të tjera për të argëtuar fëmijët, me ta do të punojnë psikolog dhe sociolog.

Ekipet e “Kryqit të Kuq” çdo ditë janë të pranishëm në terren me ekipet mjekësore të përbërë nga dy mjekë, farmacist, psikolog dhe pediatër. Në vend janë vendosur 6 tualete, gjithashtu edhe kontejnerët tri herë në ditë zbrazen- thotë Sonja Kostadinova, koordinatore e Kryqit të Kuq në Gjermani.

Burmimet tona në teren thonë se gjatë ditës së djeshme ka pasur 12 aborte spontane, kurse brenda ditës ka 50-60 intervenime mjekësore. Emigrantët më së shumti ankohen nga plagët, dhimbje të stomakut për shkak të motit të nxehtë është rritur numri i kolapseve. Ndërkaq, sipas të njëjtave burime, para disa ditësh emigrantët janë goditur nga korrenti i vagonëve ku kanë mbushur telefonat me rrymë me çka kanë pësuar djegie nëpër trup.

Në stacionin hekurudhor me qindra emigrantë presin të marrin lejqëndrimin, kurse shumica e tyre presin trenat për tu larguar nga Tabanoca, prej kur do të nisen drejt Serbisë, raporton korrespodenti ynë.

Raportuesi i “Meta-s“ informon se  në mesin e tyre ka edhe njerëz që kanë para dhe duan të akomodohen në hotel, mirëpo nuk mundet pa vërtetimin e MPB-së. Sipas informacioneve jozyrtare dhe reagimeve të banorëve të Gjevgejelisë, rritet nervozizmi për shkak të prezencës së emigrantëve në rajonin afër stacionit hekurudhor. Supozohet se këtë mëngjes ka pasur përpjekje për protestë e cila nuk ka marrë përkrahjen e duhur. Siç thonë qytetarët, banorët që jetojnë afër stacionit hekurudhor kanë frikë të lëvizin natën prandaj edhe reagojnë.

Në çdo hap i shohin si diçka nga të cili mund të përfitojnë diçka. Ka fëmijë që blejnë sandviçë me çmimi më të lirë dhe emigrantëve ua shesin për 2 euro.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.