fbpx

Peticion nga komunat e Maqedonisë Lindore për datë të re për zgjedhjet lokale

-

Kryetarët e komunave nga Maqedonia Lindore përmes peticionit kërkojnë Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes lokale (BNJVL) të ngrit ndryshime të Kodit zgjedhor që të zhvendosen zgjedhjet lokale.

Sipas kryetarëve, me ndryshimet do të mund të mundësohet funksionim normal dhe ligjor të komunave. Në të kundërtën, më 15 maj të gjitha aktivitetet do të stopohen. Ata më tej theksojnë pa ndryshim, nuk do të mund t’u përgjigje kërkesave të qytetarëve, të menaxhohet me bllok- dotacionet përmes të cilave rrogë marrin mijëra të punësuar nëpër shkolla dhe çerdhe e as nuk do të ketë rrogë për administratën e komunave.

Komunat, siç thuhet në peticion, tashmë kanë dëm nga kjo zbrazëtirë juridike- politike sepse s’mund t’i shesin pronat ndërtimore dhe tenderët tjerë.

Edhe pse nuk ka zhvendosje në punën e Kuvendit të RM-së, ku edhe më tej mbahen seancat maraton, kryetarët edhe nga VMRO DPMNE edhe nga LSDM tregojnë se po flitet për ndryshim urgjent ligjor në Kodin zgjedhor, me të cilin do të zhvendosen zgjedhjet lokale. Në këtë mënyrë, do t’u jepet hapësirë autoritetet aktuale lokale që të vazhdojnë me punë.

Këtë javë është formuar grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të BNJVL-së dhe ministrisë së drejtësisë dhe vetëqeverisjes lokale, që duhet të jep udhëzim se si të tejkalohet kjo periudhë. Propozimi për grup pune është i qeverisë teknike, që sipas kryetarëve është shenjë e mirë se ka vullnet politik të tejkalohet kjo zbrazëtirë që u kërcënohet komunave. Juristët thirren në Kushtetutën dhe nenin 114 që garanton shërbime dhe të drejta për qytetarët në pushtetin lokal.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.