Policia e Australisë për “Meta” ka konfirmuar se javën e kaluar në Melburn është arrestuar dhe është marrë në pyetje mitropoliti i dioqezës së Australisë dhe Zelandës së Re, peshkopi Petar, në suazat e hetimit për vjedhje dhe dëshmim të rrejshëm.

“Policia në Viktoria ka arrestuar dhe marrë në pyetje një person 70 vjeç nga Karolin Springs, në suazat e hetimit për vjedhje dhe dëshmi të rrejshme. Ai është liruar dhe pritet vazhdimi i hetimit” njofton policia në Viktoria.

Peshkopi Petar javën e kaluar demantoi se policia në Melburn e ka arrestuar, duke thënë se ka qenë në bisedë informative me ftesë prej më herët. Ai shton se lajmi për arrestimin e tij është gënjeshtër dhe konstruksion pas të cilit qëndrojnë peshkopi i Strumicës Naum dhe igumeni Gavril, ndaj të cilit po zhvillohet procedurë gjyqësore kishtare- kanonike për zhgradim.