fbpx

Peshevski: Për përfitim të vogël po na prishim raportet me Kinën

-

Me bombat e fundit për fitim të vogël politik i prishin raportet me Kinën, e cila u tregua si partner strategjik i besueshëm në Maqedoni.  Kjo Maqedonisë mund t’i kushtojë shumë. Të dërgojmë porosi deri tek ata që duan Maqedoninë ta shohin të gjunjëzuar. T’u themi se kjo nuk do të ndodh. Dua të dërgoj mesazh deri tek udhëheqësit e pandërgjegjshëm të LSDM-së se rrugën të cilën e kanë zgjedhur nuk e avancon Maqedoninë përpara. Rrugë e cila ata do t’i lë në harresë, tha kryeministri Vladimir Peshevski në tubimin popullor të VMRO DPMNE-së në Shtip.

VMRO DPMNE sot në sallën e sportit “Jordan Mijalkov” në Shtip mbajti tubim të madh popullor, si pjesë e karvanit që kjo parti po i organizon nëpër Maqedonia.

Nëpër rrugët ka edhe autobus me targa të Kumanovës, Shkupit dhe Ohrit.

Tubimi dhe kolonat me simpatizues regjistroheshin me dy fluturake.

Të parët në tubim u drejtuan zëvendës- kryetari i Qeverisë për çështje politike Vladimir Peshevski dhe deputeti i Shtipit, Nikolla Micevski ndërsa në fund fjalim mbajti edhe kryetari i partisë, Nikolla Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.