Personi i cili sot pasdite rreth orës 13 e 20 minuta qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i tij në rrugën “Naroden Front” në lagjen Kapishtec, është vetëvrarë, konfirmojnë për “Meta” nga MPB. Prej atje thonë se tani po bëhen hetimet ndërsa me siguri dihet vetëm se personi është gjetur në banesë i vdekur.
Një pjesë e mediave jozyrtarisht njoftojnë se personi që ka qëlluar është një prej 56 të falurve nga presidenti Ivanov.
Burime të “Meta” jozyrtarisht mësojnë se personi i cili është gjetur i vdekur në banesë quhet Kosta. Nga personat që i fali presidenti, i vetmi me emër të këtillë është pronari i portalit “Netpres”, Kosta Krpaç.
Nga MPB për “Meta” informojnë se personi është gjetur me plagë në gjoks. Krahas trupit është gjetur me të cilën besohet të jetë qëlluar.
Sot pasdite qytetarët denoncuan të shtëna me armë zjarri në qendër të Shkupit. Ekipet e policisë që dolën në terren kanë konstatuar se gjatë të shtënave është dëmtuar një furgon.