fbpx

Përplasje mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së për mosardhjen e Janevës

-

Kjo është hera e parë në këto 25 vite të Maqedonisë së pavarur që një person i zgjedhur të mos paraqitet dhe të mos dorëzoj raport para Kuvendit të R. së Maqedonisë- deklaroi kryetari i Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënies mes komuniteteve Vllatko Gjorçev, pas seancës së sotme të anuluar.

Gjorçev tha se Janeva për këtë seancë është ftuar me procedurë të rregullt, por ajo nuk është paraqitur e as që ka dorëzuar njoftim se do të mungoj, diç që ai e interpreton si mosrespekt ndaj Kuvendit, Kushtetutës dhe ligjeve.

“Mosardhja e saj është mos- respekt për Kushtetutën, ligjet dhe Kuvendin. Janeva vendoset mbi Kushtetutën dhe Kuvendin, ku njëherë në vit parashtron raport presidenti i vendit dhe njëherë në muaj ka pyetje deputetësh, tha Gjorçev.

Menjëherë pas konferencës së shtypit të Gjorçev, me deklaratë për mediat doli nënkryetarja e Kuvendit, Renata Treneska- Deskoska e cila tha se teatri i sotëm është edhe një vërtetim se VMRO DPMNE dhe kryetari i saj Nikolla Gruevski për ballafaqimin me krimin.

“Është e qartë se VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend të debatoj për Raportin e PSP-së. Vërtetim për këtë është praktika e deritanishme e VMRO-DPMNE-së sipas të cilës Raportet nga Prokurorët publik asnjëherë nuk janë shqyrtuar vitet e kaluar. Është e qartë se paralajmërimi për aktakuzat e para të PSP krijon panik te VMRO DPMNE”- tha Deskoska.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Janeva patjetër duhet të paraqitet para Komisionit dhe të arsyetoj raportin, Deskoska tha se qëndrimin e tyre do ta shpalosin nesër.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.