fbpx

Përfundoi protesta kundër ndërtimit të kryqit në Butel

-

Protesta kundër vendosjes së kryqit në komunën Butel, përfundoi pa incidente, me vendosjen e tendave në lokacionin ku para disa ditëve ishte gur- themeli.

Së bashku me qytetarët, protestoi edhe partia e BDI-së. Izet Mexhiti kryetari i Çairit tha se edhe pse protestën e organizon partia e tij, kjo shpreh revoltin e të gjithë shqiptarëve në Maqedoni për shkak të vendosjes së simboleve në mes të rrugës. Ai tha se protestat nuk do të kenë të ndaluar derisa të tërhiqet vendimi për vendosjen e kryqit 55 metërsh.

“Këtu jemi për të shfrytëzuar të drejtën tonë demokratike, shprehjen e revoltit si shqiptarë, shqiptarë- mysliman, shqiptarë- katolik, shqiptarë- ortodoks sepse vlerësojmë që ky vendim jovalid i komunës Butel është provokim ndaj të gjithë shqiptarëve në RM. Për këtë shkak, në këtë protestë nuk ka flamur edhe pse është organizuar nga BDI, këtu ka vetëm flamuj shqiptarë që të shprehim revoltin si shqiptarë ndaj këtij vendimi” tha Mexhiti.

Pas kësaj protestuesit u nisën drejt gur- themelit të kryqit, e rrëzuan gardhin dhe në atë vend vendosën tenda ku paralajmëruan se natën do ta kalojnë aty.

Në protestë valëviten flamuj shqiptarë ndërsa protestuesit i vunë flakën një palmës në këtë vend.

Pas një orë e gjysmë, numri më i madh i tyre u larguan ndërsa disa qëndruan nëpër tenda.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.