Nga 1 shtatori, mësuesit që nuk kanë pajisjen e tyre për të realizuar mësimin, do të përdorin kompjuterët që tani ndodhen në kabinetet e informatikës në shkolla. Është planifikuar që këto kompjuterë të shpërndahen dhe vendosja e tyre në secilën klasë, në mënyrë që orët të mund të zhvillohen pa pengesa, thotë Elizabeta Naumovska, zëvendës ministre e arsimit dhe shkencës, transmeton Portalb.mk.
Meta.mk kërkoi informacione për rregullat e reja që do të zbatohen nga viti i ri shkollor, duke marrë parasysh faktin se autoritetet thanë që të gjitha detajet do të dihen më 10 gusht.
Sidoqoftë, shumë gjëra janë ende duke u diskutuar dhe vendimet e sakta do të merren pasi Komisioni për sëmundje infektive të japë mendimin e tij. Por, pavarësisht se si do të zhvillohet mësimi – qoftë vetëm në internet, vetëm në klasë, apo në kombinim, edhe mësuesit dehe nxënësit do të kenë nevojë për kompjuterë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) thotë se ata do të blejnë pajisje të reja, por në kushte të veçanta. Për shkak të përvojës së deritanishme, d.m.th. sepse disa nga kompjuterët e siguruar nga ministria ishin shitur, pajisjet që do të blihen tani do të jepen në revers dhe do të duhet të kthehen në fund të vitit shkollor.
“Nëse për disa mësimdhënës u mungojnë pajisje ose kompjuter, ato do të blihen. Me USB stik mund të zgjidhet problemi me Internetin, nëse nuk ka diku, ndërsa e dimë se nuk ka veçanërisht në zonat rurale, në shkollat e disa vendeve malore dhe ngjashëm. Nxënësit me sëmundje kronike do të ndjekin mësimet nga shtëpia”, tha Naumovska.
Ajo thotë se gjatë blerjes së pajisjeve të reja për familjet në nevojë sociale, kësaj radhe ata do të jenë më të kujdesshëm, sepse ajo mori informacione se disa muaj më parë, kur tabletat për fëmijë bliheshin përmes një donatori, ato ishin shitur.
“Këtë herë ajo që do të jepet do të jepet në revers. Kjo është një procedurë komplekse në mënyrë që fëmijët të mos i marrin pajisjet në 1 shtator. Duhet të llogarisim përsëri sa fëmijë të tillë ka, për të bërë një vlerësim se sa do të kushtonte. Prandaj u bëj thirrje organizatave përgjegjëse shoqërore që të plotësojnë nevojat për Internet dhe kompjuterë”, apelon Naumovska.
Ajo për çka ka më së shumti reagime në mediat sociale, kanë të bëjë me atë se kush do të kujdeset për fëmijët nëse orët shkurtohen ndërsa prindërit e tyre janë në punë. Autoritetet nuk kanë vendosur si do të zgjidhet kjo, por është shumë e sigurt që rregulli sipas të cilit mund të pushohet nga puna një prind nëse fëmija nuk ka më shumë se 10 vjeç do të vazhdojë të zbatohet.
Ekzistojnë tre opsione për mësimin në vitin e ri shkollor, i pari është që të zhvillohet me prani fizike në klasë, i dyti është model i kombinuar – një pjesë me prani fizike e një pjesë onlajn dhe opsioni i tretë është që mësimi të zhvillohet krejtësisht onlajn.