Banorët e Manastirit rifillojnë protestat kundër ajrit të ndotur. Pas ndotjes enorme të ajrit në këtë qytet, Shoqata “Bëhet fjalë për ne” bën thirrje për bllokimin e aksit rrugor nga Manastiri deri në RKE Bitola, me parullën “Manastiri po ngufatet, Manastiri po vdes”.
Bllokadat janë paralajmëruar nga dita e enjte deri të shtunën, prej orës 15 deri 17, kur banorët dhe të punësuarit në RKE, mbarojnë turnin e parë dhe shkojnë në turnin e dytë të punës. Banorët e Manastirit kanë dorëzuar kërkesa për kompetentët dhe thonë në rast të mos- plotësimit të tyre, do të vijoj bllokim i plotë e RKE Bitola.
Ata kërkojnë subvencionim të energjisë elektrike deri në zbatimin e gazifikimit si dhe zbatimin e regjimit të trafikut në pjesën qendrore të qytetit.
Nga Shoqata “Për ne bëhet fjalë” thonë se ultimatumi është dërguar deri në komunë dhe qeveri.
“Nuk na intereson politika e as fushata. Prioritet është shëndeti i njerëzve. Kompetenca për plotësimin e njërës masë është e komunës Manastir ndërsa tjetra për qeverinë” thotë për “Meta” Ilija Baltovski nga shoqata “Për ne bëhet fjalë”.