fbpx

Për shkak të Kovid-19, me transportin publik në Shkup vitin e kaluar janë transportuar 30 milionë udhëtarë më pak (Infografik)

-

Pandemia Kovid-19 shkaktoi rënie të numrit të udhëtarëve të transportuar në transportin urban të Shkupit në nivelin më të ulët historik. Autobusët e NPQ-Shkup dhe të transportuesve privatë kanë transportuar 27.709.556 udhëtarë, që është thuajse 30 milionë udhëtarë më pak krahasuar me  vitin 2019. Gjatë vitit para kovid krizës, transportin publik e kanë shfrytëzuar mbi 57,2 milionë udhëtarë, njofton Meta.mk.

Të dhënat statistikore tregojnë që me autobusët e NPQ-Shkup në vitin 2020 kanë udhëtuar 21.416.200 udhëtarë (77,3%), kurse linjat urbane-periferike nëpër të cilat ka qarkulluar flota e automjeteve të “Slloboda prevoz” dhe “Makekspres” i kanë shfrytëzuar 6.293.356 udhëtarë (22,7%), thonë për “Meta.mk” nga NPQ-Shkup. Bëhet fjalë për kontrollim të validimeve të kartelës “e Shkupit” (Skopska) dhe pagesa me celularë në autobusë.

Nga Ndërmarrja publike për “Meta.mk” kanë sqaruar që këtë vit planifikojnë ta zmadhojnë interesin për shfrytëzim të transportit publik në Shkup me dy masa. Në vitin 2021, është paraparë blerje e 10 minibusëve, në pajtim me Programin për punë dhe zhvillim të NPQ-Shkup.

“Me ripërtëritjen e flotës së automjeteve, me tipin e përmendur, do të përmirësohet cilësia e linjave periferike”, theksojnë nga NPQ-Shkup.

Gjithashtu, periudhën që vijon, për udhëtarët që do ta shfrytëzojnë transportin publik do të jetë krejtësisht i futur në funksion aplikacioni i NPQ-Shkup, për telefona smart, me të cilin do të mundësohet blerje elektronike dhe validizim i biletave në autobusët dhe kushte tjera të volitshme për qytetarët. Periudhën e kaluar, është punuar për mbindërtimet funksionale dhe operative të sistemit për arkëtim elektronik të biletave në transportin urban.

Lidhur me riorganizimin e paralajmëruar të linjave nga transporti urban-periferik, nga Qyteti Shkup për “Meta.mk” sqarojnë që Studimi për përpunim të rrjetit të ri të transportit publik në territorin e kryeqytetit është në fazë të vlerësimit nga ana e Bankës Evropiane për rinovim dhe zhvillim (BERZH).

Sido që të jetë, ajo që padyshim është faktori më i rëndësishëm për zhvillimin e transportit urban në Shkup në vitin 2021 është zgjidhja e çështjes me kovid-19 pandeminë në vend. Edhe ekspertët të cilët i ka kontaktuar “Meta.mk” konfirmuan që frika, nga infektimi në transportin urban, që ishte e pranishme te qytetarët, puna prej në shtëpi, mosfunksionimi i procesit të rëndomtë mësimor në shkollat e mesme dhe në fakultetet si dhe orët e gjata policore janë shkaqet kryesore për të cilat qytetarët u janë shmangur autobusëve gjatë udhëtimeve të tyre në qytet.  Zvogëlimi i numrit të personave të infektuar nga kovid-19, së bashku me vaksinimin e qytetarëve, si dhe në shumë degë tjera të ekonomisë, do të kontribuojë më së shumti për rritjen e numrit të udhëtarëve në transportin publik të Shkupit këtë vit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.