fbpx

Për listën “kontestuese” zgjedhore KSHZ do të diskutoj të martën në seancë publike

-

Sot skadon afati për paraqitjen e votuesve kontestues në listën e zgjedhësve dhe ajo do të shqyrtohet në seancë publike të martën, thonë për “Meta” nga KSHZ. Nga Komisioni shtojnë se vazhdimi i afatit për shqyrtim dhe paraqitje në listën e votuesve nuk do të ketë, përveç nëse Kuvendi nuk voton ndryshime në Kodin zgjedhor.

“Ne nuk kemi kurrfarë kompetence që ta vazhdojnë afatin për paraqitje në listën “kontestuese” zgjedhore dhe nismat për vazhdimin nuk duhet të dorëzohen tek ne, por në Kuvend. Nëse institucioni ligjvënës voton ndryshime e afatit të fundit për paraqitje, ne do ta respektojmë këtë, por patjetër duhet të bëhen ndryshime në Kodin zgjedhor- thonë nga KSHZ.

Nismë për vazhdimin e afatit të votuesve kontestues ka dërguar Lëvizja “Besa”, por prej atje nuk konfirmuan se a e kanë dërguar vetëm në KSHZ apo edhe në institucionin ligjvënës.

Përgjigje për këtë nuk morëm as nga Kuvendi, por në faqen e internetit të parlamentit, tani për tani nuk është caktuar seancë.

Valon Bela nga BDI thotë se dje ka dorëzuar nismë deri në Gjykatën kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të KSHZ-së për vendimin që të fshihen rreth 40.000 votues.

“Mendojmë se nuk është në rregull të fshihen këto votues dhe për këtë ngritëm nismë deri në Kushtetuese” tha Bela.

Nga KSHZ njoftuan se përfshirë ditën e sotme pasdite gjithsej 7931 qytetar, shkresat e të cilëve janë në listën e votuesve, pas kontrolleve të kryqëzuara dhe atyre në terren, janë kontestues, janë paraqitur në Komision.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.