fbpx

Për gjashtë ditë, shtatë hapa parazgjedhore- pushteti me hapa të përshpejtuara po konfirmohet për 11 dhjetor

-

Më 31 gusht, liderët e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës konfirmuan 11 dhjetorin si datë kur duhet mbajtur zgjedhjet parlamentare. Tanimë ditën e ardhshme, partitë në pushtet filluan me kombinime kadrovike në MPB, punësime në ministri dhe sërë hapa para zgjedhjeve të parakohshme.

Një pjesë e ekspertëve dhe partive opozitare, hapat e këtillë urgjent i cilësuan si vërtetim të pushtetit në institucionet më të rëndësishme strategjike për kontroll të tyre parazgjedhor.

Për më pak se një javë pas firmosje së Marrëveshjes për zgjedhje më 11 dhjetor, partia në pushtet filloi me agjendën e saj parazgjedhore:

1.Më 1 shtator, një ditë para se Kuvendi të votoj qeverinë kalimtare, ministri i brendshëm Mitko Çavkov, dha dorëheqje, ndërsa për ministër emëroi Oliver Spasovskin. Ky hap taktik i partisë u bë që të sigurohen pozicionet kyçe në MPB, me kuadro besnike gjegjësisht që të mundet Çavkov të emërohet për drejtor të Byrosë së sigurisë publike;

  1. Për drejtor të ri të DSK-së u emëruar Vladimir Atanasovski, i cili erdhi në këtë post nga funksioni drejtor i Drejtorisë së kundërzbulimit financiar;
  2. Më 31 gusht dhe 1 shtator, MPB hapi 26 pozicione pune në SPB- Manastir, ku janë punësuar njerëz pa konkurs publik. Në mesin e atyre që e kanë marrë vendimin e punës janë edhe bashkëshortja e kryeshefit të SPB Manastir, Bojan Dimovski.
  3. Më tetor MPB do ta bëj listën finale prej 600 policëve, nga gjithsej 3972 kandidatë sa edhe janë paraqitur në konkurs që u shpall më 15 korrik të këtij viti;
  4. Më 5 shtator Këshilli gjyqësor i RM-së emëroi 25 gjykatës të rinj, në gjykatën themelore, të Apelit dhe atë Supreme. “Menjëherë pasi u shpallën zgjedhje, filluan të funksionojnë defterët e të dyshuarve nga VMRO DPMNE dhe përmes vazalëve nga Këshilli gjyqësor zgjodhën 25 gjykatës- svarovski…kot i ka gjykatësit- svarovski Gruevski, asgjë nuk e shpëton, do të jep llogari”, reaguan nga LSDM ndaj emërimit të gjykatësve;
  5. Konkurs për punësimin e 128 personave publikuan Ministria e mbrojtjes, Ministria e punës dhe politikës sociale, Bankës Popullore si dhe kompanitë shtetërore MEPSO dhe ELEM;
  6. Pushteti ka për qëllim para zgjedhjeve të 11 dhjetorit të shfrytëzoj shumicën në Parlament dhe ta miratoj buxhetin për vitin 2017, shkruan sot “Dojçe Vele”. “Po, është e saktë, ministri Minoski konfirmoi se Qeveria dëshiron para zgjedhjeve të miratoj buxhetin për vitin 2017-të, por ne me këtë nuk pajtohemi dhe nuk do të lejojmë”, ka deklaruar për “Dojçe Vele” zv/ ministri plotësues, Kire Naumov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.