fbpx

Pendarovski do të kërkojmë edhe zgjedhje të reja presidenciale

-

Kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski, në intervistën për “Sloboden peçat” pohon që LSDM dhe opozita e bashkuar obligohen t’i bëjnë thirrje presidentit Gjorgje Ivanov ta kthejë mandatin sepse nuk do ta fitonte po të ishte respektuar vullneti i qytetarëve.

–Materialet e publikuara deri më tani qartë dëshmojnë se në mënyrë absolute me metoda të njëjta i kanë siguruar  votat edhe Gruevski edhe Ivanov. Duke e ndjekur këtë logjikë, LSDM-ja dhe opozita e bashkuar thjeshtë ndjehen të obliguar t’i bëjnë thirrje Ivanivoit ta kthejë mandatin – thotë Pendarovski.

Ai nuk beson që roli i ndërmjetësuesit i Ivanovit është qëndrim i tij autentik.

– Karrierën politike të Ivanovit e shënuan dy fakte famëkeqe: i pari, mandati i tij i dytë, i cili në mënyrë ilegale është fituar dhe i dyti, në vitin e fundit dhe në pesë vitet e kaluara, ai nuk është fare i pranishëm në politikën maqedonase. Për propozimin e dyshimtë për ndonjë rol të tij të ndërmjetësuesit në krizën aktuale, nuk besoj që bëhet fjalë për qëndrimin e tij autentik, aq më pak për propozim serioz nga cili do politikan vendas apo i huaj i cili i respekton parimet e veta – thotë në intervistë Pendarovski.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.