Këngëtare dhe valltare nga Shqipëria kapen pa dokumente në Çegran

-

Me urdhër për kontroll nga Prokuroria në Gostivar, nga ana e zyrtarëve të MPB dhe DAP u krye kontroll në objektin “Nota” në Çegran të Gostivarit.

Gjatë realizimit të urdhrit për kontroll, pronari i objektit Sh.Sh. verbalist e ka sulmuar njërin prej policëve dhe ka dashur që fizikisht të përballet me to, pas së cilës ka ikur nga objekti. Pas kryerjes së kontrollit në objekt janë gjetur tetë nënshtetase të Shqipërisë, gjashtë prej të cilave nuk kanë pasur dokumente identifikimi.

Vajzat janë të moshës nga 21 deri në 33 vjeç dhe janë angazhuar si këngëtare dhe valltare. Të njëjtat janë dërguar në stacionin policor në Gostivar.

Më vonë I.SH.(1972) vëllai i pronarit të objektit “Nota”, i paftuar ka shkuar në stacionin policor dhe ka sjell me vete gjashtë pasaporta shqiptare për të prangosurat, të cilat gjatë momentit të prangosjes nuk kanë qenë në dorë të tyre.

Objekti me vendim të DAP është i mbyllur për 30 ditë, ndërsa policia e Gostivarit po ndërmerr masa për dokumentimin e tërësishëm të rastit.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...