fbpx

Rrugët nëpër Maqededoni të hapura

-

Bora që e kaploi dje Maqedoninë formoi një shtresë prej 69 centimetrave në Mavrovë, në Pozharan – 51, Krushevë – 45, Tetovë – 36, Ohër – 29, Topolçan – 27, Gjurishtë – 18, Prilep – 17, Shkup dhe Pretor – 16, Kriva Pallankë dhe Kumanovë – 10 dhe në Manastir shtatë centimetra.
Sipas informatave nga Drejtoria për punë hridrometeorolgjike, reshjet e borës paradite do të jenë me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa gjatë ditës kohë pas kohe do të pushojnë.

Masa e ftohtë ajrore e cila zbret nga veriu do të shkaktojë kushte me vranësira të ndryshueshme dhe mot të ftohtë. Do të ketë kushte për ngricë dhe do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende erë e fortë nga veriu. Temperatura ditore do të bie dhe do të jetë në intervalin prej  -2 deri në 3 gradë.

Nga Shtabi i Krizave iu bëjnë apel kryetarëve të komunave t’i pastrojnë rrugët e qytetit, por edhe ato rajonale. Komunat që nuk kanë kapacitet të ballafaqohen të vetme me problemet, mund të kërkojnë ndihmë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave që mund të ndihmojnë me dërgimin e kompanive private me të cilat ato kanë kontrata për pastrimin e rrugëve nga bora.

Këtë mëngjes temperaturë më e ulët është regjistruar në Mavrovë – 7 dhe në Krushevë – 6. Në Shkup është matur – 2 ndërsa mbi zero vetëm në Gjevgjeli, 4 gradë.
Moti i ftohtë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Temperatura minimale nesër do të jetë -16, pasnesër  -15  dhe më 1 janar -14 gradë. Temperaturat e ditës nuk do ta tejkalojnë zeron.

Për shkak të dëborës, një pjesë e autobusëve të Ndërmarrjes së Transportit Publik nuk qarkullojnë në destinacionet e tyre përfundimtare, por kanë trase më të shkurtra.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.