Disa punëtorë sot bënin pastrimin e Kuvendit nga ngjyra që pas vetes i la “Revolucioni shumëngjyrësh” dhe protestuesit të cilët gati 1 muaj e gjysmë protestojnë ndaj vendimit të presidentit Ivanov për faljen e politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të cilët ngarkohen me vepra penale.

Godina e shtëpisë ligjvënëse deri më tani disa herë është qëlluar me balona me ngjyrë nga protestuesit, të cilët për të hedhur ngjyrë deri te objekti përdorin çatall.