fbpx

Pasaporta i kthehet Zaevit, mund të udhëtojë përveç të hënës

-

Ndërpritet nevoja për shkak të cilës është përcaktuar masa e kujdesit me marrjen e pasaportës kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa qëndron edhe më tej masa që i akuzuari çdo të hënë të paraqitet para Gjykatës themelore në Strumicë.

Me këtë vendim, të cilin e miratoi gjykata e shkallë të dytë para një jave, Zaev mund të udhëtoj jashtë shtetit ku të dëshiroj- përveç të hënës.

Nga LSDM informojnë se ky vendim do të thotë kthim trefish i pasaportës, pa pasur nevojë që lideri i tyre ta kthej kur do t’i përfundoj vizita në Strasburg.

Ndërkaq, më 31 janar të vitit, MPB ngriti padi penale kundër katër personave për disa vepra penale në aksionin “Puçi”. Masa e arrestit iu shqiptuar Z.V, S.V dhe B.P ndërsa liderit të LSDM-së iu morr vetëm pasaporta sepse vepra penale ka ngelur vetëm në tentativë.

“Është ngritur propozim për përcaktimin e masës së kujdesit dhe është obligim i të dyshuarit që të paraqitet përkohësisht para organit kompetent shtetërorë dhe marrje të përkohshme të pasaportës për kalimin e kufirit shtetërorë”, njoftuan nga Prokuroria publike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.