fbpx

Pasaporta e kamikazit në Paris vendos në pozitë të palakmueshme edhe policinë e Maqedonisë

-

Identifikimi i njërit prej kamikazëve në Francë po bëhet proces shumë kompleks për hulumtuesit policor pasi të shtunën policia serbe, në qendrën e pranimit në Preshevë, ka arrestuar një refugjat me emër të ngjashëm, me emrin Ahmed Almuhamed, sikur pasaporta që është gjetur tek njëri prej kamikazëve në stadiumin “Stad de France”.

Sipas autoriteteve serbe, emri dhe të dhënat tjera në pasaporta kanë qenë identike, përveç biografia.

Se një pjesë e madhe e refugjatëve udhëtojnë me të dhëna të ngjashme apo të njëjta, për “Meta” konfirmuan edhe nga MPB ku nëpunësit e tyre në dorë kontrollojnë evidentimin për të konfirmuar nëse shtetasi sirian Ahmed almuhamed për të cilin supozohet se është një prej kamikazëve në Paris, ka kaluar nëpër territorin e vendit dhe është regjistruar nga shërbimet e Maqedonisë.

“MPB kontrollon nëse personi për të cilin po flitet është futur në RM. Ndryshe, po kryhen kontrollime në dorë sepse shumë persona paraqiten me të dhëna të njëjta” thonë nga MPB për “Meta”.

Shërbimet greke dhe serbe, të hënën dolën me të dhëna dhe data të saktë për lëvizjen e personit me emrin Ahmed almuhamed.

Ministri grek për politik migrimi, në konferencën e shtypit tregoi të gjithë dokumentet nga regjistrimi i Almuhamed në Greqi, me fotografi dhe gisht.

Ndërsa shërbimet franceze edhe më tej nuk e kanë konfirmuar identitetin e kamikazit dhe ende konfirmojnë nëse pasaporta e gjetur është dokument origjinal apo siç shkruajnë mediumet botërore, ka qenë qëllimisht i përfshirë nga kamikazët që të nxitet antagonizmi në Evropë kundër refugjatëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.