fbpx

Nga PASOK paralajmëruan Samarasin që mos të tingëllojë si “Agimi i Artë”

-

Nga PASOK paralajmëruan kryeministrin grek Andonis Samaras për qëndrime të ngjashme me “Agimin e Artë” në lidhje me politikën e emigracionit të Demokracisë së Re. Dje Samaras, gjatë vizitës në Evros, vend në kufi me Turqinë dhe përmes të cilit nëpërmjet ujit hynë më shumë emigrantë në Greqi, për çka para dy viteve u vendos një tel më i fuqishëm elektrik, tregoi qëndrime të ashpra kontroverse për ta sulmuar politikën më liberale të emigracionit që e ka SIRIZA.

“Ky gardh e cila është më e gjatë se 10 km, është kufiri i cili pengon hyrje të mijëra emigrantëve ilegal të cilët pa kontroll futen në Greqi dhe të cilët shkaktonin probleme për këtë popullin grek. Disa duan ta rrënojnë këtë gardh sepse qëndrimi i tyre është se duhet të futen emigrantët ilegal dhe madje t’u ofrojmë shtetësi, sigurim dhe kujdes shëndetësorë. Populli nuk do ta lejoj këtë”, deklaroi Samaras në Evros.

Befasuese, por reagim për këtë deklaratë të fuqishme të kryeministrit grek nuk kishte nga SIRIZA, por nga Sektori për të drejtat e njeriut i PASOK-ut. Prej atje, përmes njoftimit, theksojnë se politika e emigracionit dhe menaxhimi me valën e emigrantëve nuk duhet të jetë diçka për përdorim të brendshëm, por politikë për të cilën duhet të merremi vesh së bashku të gjitha partitë politike duke respektuar të drejtat e njeriut dhe vlerat evropiane.

“Ringjallja e Baltakos (këshilltarit të Samaras i cili u kap në video- bisedë të afërt me “Agimin e Artë”) para zgjedhjeve të parakohshme nuk i sjell dobi shtetit. Këto qëndrime politike dhe hapësirë politike tanimë e kanë kuptuar dhe përvetësuar “Agimi i Artë” dhe grupet tjera”, thonë nga Sektori për të drejtat e njeriut, duke paralajmëruar Samarasin në mënyrë indirekte që mos të lëshohet në deklarata ekstreme djathtiste të cilat ngjasojnë me deklaratat e partisë neonaziste.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.