Historiani bullgar Paskov: Maqedonia për ne është më shumë se Kievi për Rusinë

-

Maqedonia është temë e rëndësishme në jetën politike të Bullgarisë, vlerësoi shkrimtari dhe historiani bullgar Plamen Paskov në debatin për Luftën e Parë Botërore të cilin e organizoi portali rus “Pravda”.

“Maqedonia për ne është më shumë se Kievi që është për Rusinë. Ky është vend i shenjtë. Ohri ka qenë kryeqendra e Bullgarisë në mesjetë. Atje Shën Klimenti i Ohrit ka përpiluar alfabetin tonë të cilin edhe sot e përdorim. E ka bërë me kërkesë të mbretit bullgar Boris ndërsa e ka hapur edhe shkollën e parë të shkrimit- thotë Paskov.

Shkrimtari bullgar përkujton se në vitin 1915 Austro –Hungaria dhe Gjermania ia kanë premtuar Bullgarisë Maqedoninë që ajo të hyj në aleancën e tyre, por pasi lufta përfundoi në mënyrë tragjike për Bullgarinë, si palë e dështuar, ka humbur një pjesë të territorit dhe popullit të vet.

Olej Ajrapetvo, historian rus dhe mysafir- profesor në universitetin shtetërorë të Moskës thotë se Bullgaria me fundin e Luftës së Parë Botërore ka humbur çdo gjë.

“Rezultati përfundimtar i Luftës së Parë Botërore ka qenë shkatërrimi i Bullgarisë. Humbi çdo gjë. Humbi daljen në Detin Egje dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë. Trupi kulturor i popullit bullgar ishte i ndarë. Maqedonia vazhdoi me procesin e vet dhe tërësisht u ndaj nga Bullgaria- tha Arjapetov.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...