Profesoresha Mirjana Najçevska sot për “Meta” konfirmoi se ka pranuar ftesë që nesër të paraqitet në stacionin policor “Beko” për bisedë informative.
“S’di për çfarë më ngarkojnë sepse s’kam bërë asgjë përveç që kam protestuar qetë. Me siguri pushteti dëshiron të protestat të jenë të dhunshme. Gati me muaj ato janë të qeta” thotë Najçevska.
Krahas Najçevskës, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, e ka konfirmuar se ka marrë thirrje nga Ministria e Punëve të Brendshme që nesër më 9 ora të paraqitet në bisedë informative.
“Më thirrën në bisedë informative, ashtu sikur profesorin Goran Kallajxhiev, për shkelje të ligjit për pastërti gjatë protestave, sipas të gjitha gjasave për gjuajtje të ngjyrës, diçka që unë edhe në debatin në Tv Telma pranova se e kam bërë. Është e qartë se është në shënjestër Komiteti i Helsinkit që u hetua këto ditë edhe në mediat proqeveritare këto ditë”, tha Pirovska.
Ajo më vonë në faqen e saj në Facebook shkroi : “Për Çavkov dhe kryeshefët: kam hedhur ngjyrë dhe do të hedhë derisa nuk ju gjuajmë nga institucionet, të cilat i keni okupuar. Kërkoj drejtësi penale dhe do ju ngjyros sipas listës, një nga një. Nuk ka kthim mbrapa! Deri në fund! – Kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook Uranija Pirovska.
Lëvizja civile “Revolucioni shumëngjyrësh” në faqen e saj në Facebook shkroi se vazhdon represioni i regjimit ndaj të drejtave të njeriut dhe kundër të drejtës për protestë.
“Vazhdojnë masat e frikësimit të mendimit të lirë, por kjo neve na përforcon. Sa më shumë që tentojnë të na heshtin, aq më shumë bashkohemi dhe forcohemi. Nuk do t’ia dalin, mesazhi ynë është QËNDRIM NË VEND SE FRIKË- PERSONA NË VEND TË MASKAVE! Për këtë, ju ftojmë të mërkurën më ora 8-45 të dalim para stacionit policor “Beko në Shkup që t’i mbështetim Uraninë dhe Najçevskin të cilat janë ftuar për “bisedë informative” thuhet në reagimin e “Revolucionit shumëngjyrësh”.