fbpx

Pas mbrëmjes së tensionuar, PSUQM-ja njoftoi se megjithatë kanë zgjedhur kryetar

-

Kryetar i ri i Parlamentit studentor të UQM-së me 3.851 vota të fituara është Davor Popovski, publikuan sot në mëngjes nga PSUQM. Prej atje shprehen se kanë votuar gjithsej 5.264 studentë.

Nga PSUQM-së njoftojnë se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë korrekte dhe demokratike, përveç siç shprehen, skandalizimi i “Plenumit studentor” të motivuar politikisht, që e dënuan në mënyrë të ashpër.

Pjesëtarë të Njësisë për intervenim të shpejtë dhe automjete të blinduara, mbrëmë ishin sistemuar para selisë së PSUQM-së, ku anëtarët e Parlamentit studentor i mbyllën kutitë nga votimi i djeshëm për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit studentor.

Paraprakisht, derisa ende zgjaste votimi në fakultetet, “Plenumi studentor” kontestoi rregullsinë e zgjedhjeve për kryetar të Parlamentit studentor.

Në votimin nuk kishte lista të zgjedhësve, vula në fletëvotimet, paravane për votim të fshehtë, ndërsa kutitë zgjedhore janë mbështjellë me fleta të bardha.  Menjëherë pas përfundimit të votimit në zgjedhjet studentore, kutia votuese e Fakultetit juridik “Justiniani i Parë” është dërguar dhunshëm prej personave për të cilët “Plenumi studentor” akuzon se nuk kanë kurrfarë lidhshmërie me UQM-në, pas çka ndodhën rrëmuja.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.