fbpx

Partitë ende mendojnë për opsionet e reja të propozuara

-

Partitë politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës pritet këtë javë të arrijnë marrëveshje finale në bisedimet për formimin e qeverisë kalimtare dhe përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nga LSDM thonë se pozicioni i tyre ngel i pandryshuar dhe se ende nuk dihet nëse do të ketë takim mes partive dhe përfaqësueve ndërkombëtarë.

“Pozicionet e LSDM-së qëndrojnë të njëjta, nuk ndryshojnë. Presim gjatë ditës së nesërme të ketë më shumë informacione edhe nga komuniteti ndërkombëtarë nëse bisedimet do të vazhdojnë pas ditës së nesërme. Shpresoj të arrihet marrëveshje pas reflektimit të pjesëmarrësve tjerë në këtë proces, në veçanti të VMRO DPMNE-së, tha Lupço Nikollovski anëtar I Këshillit ekzekutiv të LSDM-së duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme.

Nikollovski shtoi se në vijim e sipër janë konsultimet brenda- partiake dhe nuk deshi të komentoj ku kanë ngecur bisedimet e javës së kaluar.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.