Pas një dite heshtje pas deklaratës të disa ambasadorëve në Maqedoni, të cilët partive politike iu dhanë mesazh për zbatimin urgjent të Marrëveshjes së Përzhinos, sot pjesëmarrësit e grupeve të punës sërish me akuza të ndërsjella për shkeljen e marrëveshjes.

Antonio Milloski  nga VMRO- DPMNE para Klubit të Deputetëve në Shkup,  akuzoi LSDM-në se “dëshiron të thelloj krizën politike dhe të humbim rekomandimin nga BE-ja dhe të shkaktojë dëm ekonomik të vendit”:

– Nga LSDM-ja kërkojmë sjellje konstruktive. Të mos lejojmë thellim akoma më të madh të krizës. Ne mendojmë se LSDM-ja bënë këtë sepse ka disa qëllime. I pari është të vazhdojë të thellojë krizën politike, dhe e dyta është të humbasim rekomandimin nga Bashkimi Evropian, dhe e treta është që vendit t’i shkaktojë dëm ekonomik- deklaroi Milloshoski.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasosvki,  nga ana tjetër, menjëherë pas Milloshoskit deklaroi se evidente është se kush po bllokon bisedimet.  Dhe ai akuzoi se “VMRO- DPMNE” do të jetë fajtori i vetëm nëse Maqedonia humbet rekomandimin”:

– Sa i përket propozimeve që i japim në bisedime, nuk kërkojmë asgjë  më shumë nga ajo që është paraparë në Marrëveshjen e Përzhinos, dhe  nuk pranojmë asgjë më pak. Me ministrat dhe zëvendësministrat të cilat duhet të emërohen, nuk duam të qeverisim bashkë me VMRO- PDMNE-në, por të kujdesemi për krijimin e kushteve për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Nëse Maqedonia humbet rekomandimin fajtore e vetme do të jetë VMRO- DPMNE-ja.

Megjithatë, këto deklarata faktorët politik nuk janë vetëm arsyetim para opinionit, sepse edhe partitë edhe сndërmjetësuesit në Maqedoni saktë e dinë se ku bllokohet Marrëveshja e Përzhinos.