Me 83 vota pro dhe 3 kundër Parlamenti e morri vendimin për ndryshim të vendimit për vetë shpërndarje. Parlamenti sipas vendimit të ri duhet të lëshohet me 7 Prill, gjegjësisht 60 ditë para datës të mbajtës së zgjedhjeve.
Deputetët. Pa LSDM, votuan edhe ndryshimet të Kodit zgjedhor me të cilin definohet 5 Qershori si datë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Para votimit koordinatori i LSDM Goran Sugarevski, i cili tha se ato as kanë votuar për vendimin Parlamenti të shpërndahet me 24 Shkurt, as që do të votojnë data të ndryshohet.
-Kjo është edhe një humbje për Nikolla Gruevskin dhe pohim që me 24 prill zgjedhje nuk mund të ketë. Gruevski katër ditë nuk morri guximin të ballafaqohet me qytetarët dhe të pranoj që i gënjen. Pa reforma për media të lira dhe listë të pastruar zgjedhore, zgjedhje nuk mund të ketë. Ne nuk do të përkrahim vendimin Parlamenti të shpërndahet me 7 prill pasi që nuk e kemi votuar vendimin, të cilin më parë njëanshmërisht e morën deputetët , e cila parashihte shpërndarje me 24 shkurt- tha Sugarevski. Fjalën e mori edhe Ilia Dimovski, koordinator i VMRO DPMNE, i cili tha që me LSDM ose pa to, zgjedhje me 5 qershor do të ketë.
-Nuk ka turp më të madh se politikani të ik nga zgjedhjet. Nga zgjedhjet ikni, por nga populli nuk mund të ikni. Me 5 qershor, me ju apo pa ju, zgjedhje do të ketë, populli do të zgjedh parlamentin e ri, a ju të nderuar kolegë të kërkoni shokë në botën e bardhë, për shkak se në Maqedoni më nuk i keni.- tha Dimoski.
Koordinatori i BDI, Talat Xhaferi, nga partia e të cilit erdhi iniciativa për ndryshimin e datës së shpërndarjes së parlamentit tha që partia e tij nuk ka nga çka të turpërohet dhe që të gjithë që kërkuan datë të re zgjedhjesh e morën.