Pacientët dy muaj janë pa ilaçin “sintrom 4” dhe duhet të presin deri në muajin shkurt

-

Më shumë se dy muaj, pacientët nga Maqedonia që përdorin ilaçin “sintrom 4” nga kompania kanadeze “Merus Labs” nuk mund ta porositin pasi nuk është importuar. Sipas të dhënave të fundit, ilaçi do të jetë i pakapshëm deri vitin e ardhshëm ndërsa prognozat optimiste thonë se duhet të paraqitet në muajin shkurt.

“Me ditë shkoj nëpër barnatore dhe kërkoj “sintrom4”. Kam trombozë dhe e pi me rregull, kështu që s’mund të lë asnjë dozë. Në barnatore është ky ilaç, por vetëm në “Replek” dhe “Jaka Radovish”, por mjekët rekomandojnë në mënyrë rigoroze që të jetë vetëm “sintrom 4”. Nëse e lëshoj një dozë, duhet të shkoj tek mjeku që të më kontrollojnë gjakun” deklaron një paciente nga Shkupi.

Nga Byroja për ilaçe për “Meta” pohojnë se problemi nuk është te ata, por te importuesi i cili duhet ta sjell kur përfundojnë rezervat.

Drejtorja e Byrosë së ilaçeve, Marija Darkovska thotë se para një muaji ka firmosur vendim për importimin e 5000 kutive nga ky ilaç.

“Unë personalisht firmosa vendimin për importimin e këtij ilaçi. Nuk e di pse nuk është. Tani jam jashtë vendit, jam duke e mbrojtur temën e doktoraturës  dhe s’mund të punoj në çështje tjera, pasi kjo për mua është më e rëndësishme” deklaroi Darkovska në bisedë telefonike.

Ajo shton se problemi ndoshta nuk është në atë që ky ilaç tashmë nuk është i “Novartis”, por se e ka blerë prodhues tjetër, me çka përfaqësia e Shkupit në kompaninë zvicerane nuk i ka pastruar raportet për bartjen e të drejtave me importuesin e ri “Evropa Lek”. Ndryshe, nga muaji shkurt i këtij viti ilaçi “sintrom 4” që ishte prodhim i kompanisë zvicerane “Novartis” (NOVARTIS Pharma Services inc.) e bleu kompania kanadeze “Merus Labs”.

Nga “Evropa Lek” që tani është importues i ilaçit “sintrom 4” thonë nga Byroja për ilaçe kanë kërkuar leje për importin e 25.000 kutive, por Komisioni për miratim u ka lejuar vetëm 5000.

“Ne kërkuam më shumë, por Byroja na ka miratuar vetëm 5000. Nga kompania që prodhon këtë ilaç thanë se nuk iu paguhet që të prodhojnë vetëm kaq copë dhe kërkuan më shumë. Tani dërguam kërkesë të re deri në Byro dhe presim miratim që të mund të miratojmë” thotë Monika Naumovska, udhëheqëse e rregullativës në “Evropa Lek”.

Megjithatë, ajo thotë se ilaçi këtë vit nuk do të jetë i kapshëm pasi sasi me udhëzime anglisht tanimë nuk ka ndërsa që të shtyp kompania udhëzime në gjuhën maqedonase i duhet kohë.

“Ky vit me siguri do të përfundoj pa këtë ilaç. Shpresojmë se, nëse Byroja e ilaçeve shpejton me vendimin, “sintrom 4” do të jetë nëpër barnatoret në muajin shkurt vitin e ardhshëm” njoftoi Naumovska.

Nëpër barnatoret më të mëdha të Shkupit siç është “Zegin” “Eurofarm” dhe “Viola” ky ilaç nuk është tanimë 2 muaj.

Ndërsa nga shpërndarësi “Feniks Farm” thonë se ilaçi mund të gjendet vetëm në një barnatore në Shkup, por pas verifikimit u konfirmua se edhe aty është i harxhuar dhe tanimë nuk mund të gjendet. Ngjashëm është edhe në barnatoret tjera në Maqedoni.

“Sintrom 4” ose “acenokumarol” bën pjesë në grupin e ilaçeve që quhen anti- koagulues (ilaçe që e dendësojnë gjakun). “Acenokumarol” përdoret për shërimin e mpiksjes së gjakut, që bllokojnë enët e gjakut, për shembull gjatë trombozës së thellë të venave. Këtë ilaç e konsumojnë pacientët me probleme të zemrës (operacione, aritma), pacientët me goditje të zemrës dhe trurit si dhe me trombozë.