Pa kurrfarë incidentesh kryetari i KOM-it z. Stefan së bashku me priftërinjtë e Dioqezës së Shkupit bekuan themelin e kryqit në Butel. Themeli është vendosur në unazën te rrugët “Boca Ivanova” dhe “Aleksandar Urdarevski”.
Te unaza pasdite u vendos një skenë e improvizuar me altoparlantë ndërsa në ceremoni ishin prezent njeriu i parë i Kongresit botërorë maqedonas, Todor Petrov, kryetari i Shkupit Koce Trajanovski, kryetari i Butelit dhe Gazi Babës, Petre Latinovski dhe Toni Trajkovski dhe zv- ministri plotësues i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov.
Njëkohësisht një grup qytetarësh së bashku me zyrtar dhe simpatizues të BDI-së nga forcat policore ishin bllokuar te ura me çka u pamundësuan që të arrijnë deri te unaza ku mbahej akti i bekimit.