fbpx

Hapet “Qendra e komunitetit” për ndihmë të qytetarëve

-

Prej sot në Komunën Qendër filloi me punë “Qendra e komunitetit” . Kjo qendër do t’iu ndihmojë qytetarëve të përfshihen në mënyrë aktive në njësitë lokale. Qendra financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni, ku do të punojë ekip prej tre anëtarësh, i cili do të ofrojë ndihmë juridike ose do të këshillojë qytetarët që të gjinden më lehtë në procedurat administrative.
Qendra do të përbëhet nga tri shtylla. Shtylla e parë përmban ndihmën administrative juridike e cila do të ofrojë shërbime konsultative. Shtylla e dytë përmban arsimimin joformal, ku njëra nga përparësitë do të jetë përfshirja e personave me nevoja të posaçme nëpër çerdhet dhe shkollat. Ndërkaq shtylla e tretë do t’iu ofrojë ndihmë të nismave qytetare dhe organizatave joqeveritare. Në kuadër të shtyllës së tretë, tashmë u paralajmërua përkrahja e një nisme nga OJQ-ja “Ndal brutalitetit të policisë”. Gjithashtu në këtë komunë do të përkrahet edhe hapja e Qendrës për kurimin e personave me varshmëri nga narkotikët.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.