fbpx

Prokuroria Publike Themelore – Shkup urdhëroi hetim për të punësuar në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor.

-

Prokuroria Publike Themelore – Shkup, duke vepruar sipas fletëparaqitjes penale të Sektorit për Suzbim të Krimit të Organizuar në MPB, ka lëshuar urdhër për zbatim të procedurës hetimore për shtatë persona, sepse ekziston dyshim me bazë se i kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar. I akuzuari i parë si nxitës, kurse të tjerët si bashkëkryerës, akuzohen se kanë kryer vepër penale në vazhdimësi – keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar në periudhën kohore nga viti 2009 deri në vitin 2013, me paramendim kanë kryer veprime të shumta që lidhen me njëra-tjetrën, duke shfrytëzuar të njëjtin raport dhe kushte në vazhdimësi.

I akuzuari drejtor i personit juridik, me paramendim i ka nxitur të akuzuarit e tjerë, si persona zyrtarë të punësuar në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në RM, ta shfrytëzojnë pozitën dhe autorizimin e vet zyrtar dhe t’i mundësojnë personit juridik dobi të theksuar pronësie me shumë të përgjithshme prej 626.758.506,00 denarësh, në procedurat për marrjen e lejeve për magazinim, trajtim dhe ose përpunim të mbeturinave dhe lejen për operator deponie, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme.

Domethënë, i akuzuari i parë më 24 shtator 2009 në Ministrinë e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në RM ka dorëzuar kërkesë për marrje të lejes për magazinim, trajtim dhe/ose përpunim të mbeturinave ku ka vendosur të dhëna të rreme dhe nuk e ka dorëzuar dokumentacionin e tërësishëm, kështu që i ka nxitur të akuzuarin e dytë, gjashtë dhe shtatë ta shfrytëzojnë pozitën dhe autorizimin e vet zyrtar, me qëllim që personi juridik ta marrë dobi pronësore të theksueshme, kështu që duke vepruar sipas kërkesës e kanë pranuar si të rregullt edhe përkrah faktit se nuk ishte dorëzuar dokumentacioni i tërësishëm ligjor i paraparë në përputhje me nenin 32 të Ligjit për Menaxhim me Mbeturinat dhe me nenin 3 të Rregullores për Formën dhe Përmbajtjen e Kërkesës për Marrje të Lejes për Magazinim, Trajtim dhe/ose Përpunim të Mbeturinave dhe pa kryer mbikëqyrja inspektuese me inspektor shtetëror për mjedisin jetësor, në përputhje me nenin 3-a p.1 dhe p.2 të Rregullores për Formën dhe Përmbajtjen e Kërkesës për Marrje të Lejes për Magazinim, Trajtim dhe/ose Përpunim të Mbeturinave, i akuzuari i pestë ka përgatitur, i akuzuari i  dytë ka kontrolluar, i akuzuari i shtatë ka miratuar, kurse i akuzuari i gjashtë e ka nënshkruar mendimin pozitiv , në bazë të së cilit Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor personit juridik i ka dhënë leje për kryerje të veprimtarisë magazinim dhe trajtim dhe/ose përpunim të mbeturinave.

Gjithashtu, i akuzuari i parë më 3 dhjetor 2010, në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në RM ka dorzuar kërkesë për marrje të lejes për operator deponie, ku ka vendosur të dhëna të rreme dhe ka dorëzuar dokumentacion të personit juridik, kështu që i ka nxitur të akuzuarin e dytë, të akuzuarën e tretë, të akuzuarin e pestë dhe të akuzuarin e gjashtë ta shfrytëzojnë pozitën dhe autorizimin e vet zyrtar, me qëllim që personi juridik ta marrë dobi pronësore të theksueshme, kështu që duke vepruar sipas kërkesës e kanë pranuar si të rregullt edhe përkrah faktit se nuk ishte dorëzuar dokumentacioni i tërësishëm ligjor i paraparë në përputhje me nenin 3 të Rregullores për Formën dhe Përmbajtjen e Kërkesës për Marrje të Lejes për Operator Deponie, i akuzuari i dytë ka përgatitur, e akuzuara e  tretë e ka miratuar, kurse i akuzuari i gjashtë e ka nënshkruar mendimin pozitiv, në bazë të së cilit Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor personit juridik i ka dhënë leje për kryerje të veprimtarisë operator deponie.

Njëkohësisht, në procedurën e dhënies së lejes për magazinim, trajtim dhe/ose përpunim të mbeturinave në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i akuzuari i parë me paramendim e ka nxitur të akuzuarin e dytë, të akuzuarën e tretë, të akuzuarin e katërt dhe të akuzuarin e pestë ta shfrytëzojnë pozitën dhe autorizimin e vet zyrtar, me qëllim që personi juridik ta marrë dobi pronësore të theksueshme kështu që i akuzuari i parë më 14 dhjetor 2012 ka dorëzuar kërkesë për marrje leje për magazinim, trajtim dhe/ose përpunim të mbeturinave, dhe në atë procedurë i akuzuari i pestë dhe i akuzuari i dytë kanë kryer mbikëqyrje inspektuese pa marrë pjesë inspektor shtetëror për mjedisin jetësor dhe kanë bërë procesverbal, në kundërshtim me nenin 3-a p.1 dhe p.2  të Rregullores për Formën dhe Përmbajtjen e Lejes, si dhe kushtet teknike minimale për ushtrim të veprimtarisë përpunim, trajtim dhe/ose magazinim të mbeturinave, kështu që në bazë të procesverbalit dhe dokumentacionit të dorëzuar me kërkesën, i akuzuari i pestë ka përgatitur, i akuzuari i dytë ka miratuar, e akuzuara e tretë ka qenë dakord, kurse i akuzuari i katërt ka nënshkruar mendim pozitiv, në bazë të së cilit Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor personit juridik i ka dhënë leje për kryerje të veprimtarisë magazinim dhe trajtim të mbeturinave.

Prokuroria Themelore Publike, pasi i ka dëgjuar personat e dyshimtë më 13 janar 2014 në Gjykatën Themelore Shkup 1 ka dorëzuar propozim për shqiptim të masës paraburgim për të akuzuarin e parë dhe të akuzuarin e dytë, si edhe propozim për shqiptim të masave për kujdes për tre prej të dyshuarve të tjerë dhe kjo është ndalim për lëshim të vendbanimit apo vendqëndrimit, obligim për paraqitje të përkohshme tek personi zyrtar i gjykatës dhe marrja e dokumenteve për udhëtim, kurse për dy nga këta të tre të dyshimtë është propozuar edhe masa për ndalim për ndërmarrjen e aktiviteteve të caktuara të punës të cilat lidhen me veprën penale. Njëkohësisht në gjykatë është dorëzuar edhe propozim për marrjen e përkohshme të pronës dhe objekteve për shkak sigurie.

Në vijim është marrja e veprimeve hetuese në lidhje me këtë lëndë.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.