Është takim inekzistent sepse Ivanov është president jolegjitim. Kështu Bujar Osmani zëdhënësi i BDI-së u përgjigj në pyetjen tonë pse nuk ka pasur asnjë përfaqësues nga kjo parti në takimin e mbrëmshëm urgjent tek presidenti Gjorgje Ivanov.

Në takimin e mbrëmshëm tek presidenti Ivanov nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i bllokut shqiptar.

Në takim morën pjesë kryetari i Kuvendit, Veljanovski, ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski, kryeshefi i Shtatmadhorisë të ARM-së, gjeneral major Goranço Kotevski, ministrja e brendshme Jankuloska, drejtori i Byros për siguri publike Mitko Çavkov dhe disa zyrtarët lartë të vendit.