fbpx

Osmani: Euro- integrimet dhe pranimi i platformës, nëse jo- zgjedhje të parakohshme

-

“Pa u pranuar platforma e tre partive shqiptare për statusin e shqiptarëve në Maqedoni dhe pa një përcaktim të qartë për euro- integrimet, vështirë se mund të bëhet qeveri mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. gjithashtu, insistohet brenda të mos ketë funksionarë të cilët janë nën hetim” porositi dje Bujar Osmani në emisionin “200” në Alsat M, duke aluduar në rastet e PSP-së.

“Kanë ngelur edhe 3-4 ditë, por kini në konsideratë se platforma është kusht pa të cilin s’mundet, gjuha shqipe është kusht pa të cilin s’mundet dhe saktësimi konkret i rrugës së integrimeve është kusht pa të cilin s’mundet me cilëndo parti politike që mund të bëj qeveri, e nëse jo, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme” tha Osmani.

Osmani javën e kaluar në intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën shqipe, porositi se patjetër duhet respektuar rregulli për qeveri mes fituesve në zgjedhjet nga blloku maqedonas dhe shqiptarë dhe shtoi se Maqedoni ka presion që mos të respektohet Marrëveshja e Majit dhe parimi sipas të cilit “fituesi tek shqiptarët zgjedh partnerin fitues tek maqedonasit”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.