fbpx

75 organizata joqeveritare: “Ose shtyrje të zgjedhjeve ose bojkot dhe protesta”

-

Pa plotësimin e kushteve për zgjedhje korrekte dhe demokratike, që nënkupton zhvendosjen të domosdoshme të datës, aktivistët qytetarë nuk do të kenë opsion tjetër përveç se të ftojnë në bojkotim të zgjedhjeve të caktuara për 24 prill dhe të dalin të protestojnë sa më shumë kundër regjimit, i cili vazhdon të shkel demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë.

Kjo thuhet në letrën e hapur të  75 organizatave joqeveritare  që ia kanë dërguar komisarit evropian për zgjerimin e politikës fqinjësore, Johanes Had dhe deri te faktorët e tjerë ndërkombëtarë që janë aktiv në zgjidhjen e krizës.

Sektori qytetar konsideron se në shtet ndodhin procese jodemokratike, nuk respektohen të drejtat e njeriut dhe nuk sundon e drejta dhe në vend të dialogut politik konstruktiv, ndërmjet pushtetit dhe opozitës, miratohen vendime të anshme.

Biljana Bojkova nga  OJQ Infoqendra” thotë se pengimi i punës së Prokurorisë Speciale, pamundëson hulumtime efikas për dëshmimin e krimit, të konstatuar në raportin e Pribes.

-Në kushte kur nuk janë realizuar rekomandimet themelore për reforma, dhe kur nuk janë sjellë para drejtësisë pjesëmarrësit në krimin parazgjedhor, konsiderojmë që është skandaloz, i njëanshëm, me dashje dhe kundër kushtetues, vendimi për zhvillimin të zgjedhjeve më 24 prill 2016, nga ana e Kuvendit të RM-së, në mungesë të pjesës së madhe të opozitës. Jo më pak skandaloze është edhe mungesa e dënimit të këtij vendimi të njëanshëm nga Komisioni Evropian (që mund të kuptohet si mbështetje të vetëdashjes politike). Skandaloz është insistimi për datën e zgjedhjeve, vendosja në plan të dytë të Rekomandimeve Urgjente për Reforma dhe injorimi i apelit të disa nga  organizatave qytetare që kanë kërkuar realizimin e reformave për zgjedhje të drejta dhe të lira- thotë Bojkova

Organizatat joqeveritare letrën e hapur ia dërguan kryetarit të Komisionit Evropian Zhan-Kllod Junker; Kryetares së Komisionit Evropian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë sigurie Federika Mogerini; Delegacionit të BE-së në Maqedoni; Deputetëve të Parlamentit Evropian; Udhëheqësit të Grupit Ekspert të Vjetërve – Rajnhart Pribe; Misionit të  OSBE-së në Shkup; Ambasadave të të gjitha shteteve anëtare të BE-së që kanë përfaqësimet në Maqedoni; Ambasada e SHBA-ve. Një kopje iu dërgua edhe komisarit evropian Johanes Han.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.