fbpx

OSBE: Zgjedhjet kaluan mirë, por shteti patjetër duhet t’i përforcoj institucionet

-

Dita zgjedhore kryesisht kaloi mirë ndërsa nëse nuk ka ankesa, institucionet dhe shteti duhet të ballafaqohen me to, deklaroi përfaqësuesi special i OSBE-së, Roberto Bateli, gjatë prezantimit të rezultateve fillestare për rrjedhën e procesit zgjedhor.

Në konkluzionin e përbashkët të vëzhguesve ndërkombëtarë theksohet se qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë dhe rolin e zgjedhjeve ndërsa politikanët tani duhet të shfrytëzojnë mundësinë që të ballafaqohen me krizën politike.

Në konkluzionet e procesit zgjedhor thuhet se KSHZ nuk ka arritur t’i ruajt të gjitha afatet dhe t’i zbatoj ndryshimet e domosdoshme ku janë regjistruar raste të personave të fshirë nga lista e votuesve.

Në pyetjen e gazetarëve se si realisht i vlerësojnë zgjedhjet për shkak të raporteve të ndryshme të partive, Bateli tha se zgjedhjet kanë kaluar mirë, por se shteti duhet t’i përforcoj institucionet dhe vet t’i tejkaloj problemet e jo vazhdimisht të kërkoj ndihmë jashtë shtetit në tejkalimin e krizave dhe problemeve të brendshme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.