fbpx

Organizatat civile kërkojnë të përfshihen në bisedimet

-

“Është e patjetërsueshme pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e shoqërisë civile në bisedimet për dalje nga  kriza dhe për demokratizimin e Maqedonisë”, porositën sot 88 organizata qytetare nëpërmjet letrës drejtuar deri te Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ambasada e SHBA-së në Shkup dhe katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

“Organizatat tona, grupet, koalicionet dhe lëvizjet qëndrojnë në gatishmëri me të gjitha kapacitetet e tyre dhe janë të gatshme që të kyçen në zgjidhjen e krizës nëpërmjet dhënies së analizave të përshtatshme eksperte dhe propozime, po ashtu edhe mënyra tjera të ndihmës dhe nëpërmjet vendosjes së lidhjes së drejtpërdrejtë me qytetarët dhe mbrojtjen e të drejtave, interesave, nevojave të tyre”, deklaroi, aktivistja e “Revolucionit Laraman”, Simona Spirovska.

Organizatat qytetare besojnë se gjatë rrjedhës dhe përfundimit të bisedimeve duhet të jenë të qartë, pa mëdyshje të paraqitur dhe të sqaruar përpara qytetarëve, me atë garantohet se nuk do të përsëriten përvojat e deritanishme negative.

“Do të vendoset në shërbim ekspertiza e të gjitha organizatave të interesuara, koalicioneve qytetare dhe ekspertëve të pavarur dhe në këtë mënyrë do të ofrojnë zgjidhje të cilat partitë ndryshe nuk do të kishin parasysh. Ky model nënkupton prezencë të përfaqësuesve të ndryshëm të sektorit civil gjatë kohës së të gjitha bisedimeve për dalje nga kriza politike. Në rolin e mbikëqyrësve të drejtpërdrejtë dhe të konsulentëve, do të marrin pjesë më të përgatiturit dhe më profesionistët për temat që do të jetë lëndë e bisedimeve”, deklaroi aktivisti Petrit Saraçini.

Organizatat qytetare thonë se kyçja e tyre nuk duhet të nënkuptojë se do të ketë mandat përfaqësues, ose kompetenca që të vendosin në korniza të bisedimeve.

Protestat nuk do të ndalojnë, por, ashtu siç njoftuan përfaqësuesit e organizatave qytetare, trysnia do të realizohet nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme protestuese të shprehura në korniza demokratike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.