fbpx

Opozita sot nuk do ta publikoj “bombën” për vdekjen e Mlladenovit

-

LSDM-ja opozitare sot, kur shënohen 2 vite nga vdekja e gazetarit dhe pronarit të javores “Fokus”, Nikolla Mlladenov nuk do të mbaj konferencë shtypi në të cilën do të publikoheshin regjistrimet, të cilat, siç u paralajmërua më herët, përmbajnë biseda rreth ngjarjes tragjike, konfirmoi për “Meta” zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

-Sot nuk do të ketë konferencë shtypi lidhur me temën që po pyetni. Ne disa herë paralajmëruam se do t’i publikojmë materialet që i posedojmë për Mlladenovin dhe këtë do ta bëjmë”- tha Shilegov.

Lideri i opozitës, Zoran Zaev deri më tani disa herë nëpër konferencat e shtypit për “bombat” në intervistë për mediume vendore dhe ato të huajat, paralajmëroi se do t’i zbardh edhe regjistrimet që kanë të bëjnë me vdekjen e Nikolla Mlladenovit, kështu që doli supozimi se kjo është e mundshme të ndodh pikërisht sot, kur shënohen dy vite nga vdekja e tij.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.