fbpx

Liqeni i Ohrit në sipërfaqe me mal mbeturinash

-

Sasi të mëdha të shisheve të plastikës, letrës, kallamit dhe mbeturina tjera kanë nxjerrë këto dy ditë ekipet e NK “Ohridski Komunalec”.

Vlerësohet se liqeni i Ohrit nga thellësitë e ujit ka nxjerrë të paktën 30 kub/ metër mbeturinë, përgjatë bregut të qytetit, në linjën prej portit deri tek Parku holandez.

Në aksion ishte angazhuar një mihës i istikameve, kamion për ngarkesë dhe transport të mbeturinës, tre punonjës komunal të cilët në dorë nga ujërat e liqenit kanë pastruar mbeturinat dhe 10 pastrues me fshesë.

Ekologët, qytetarët dhe i tërë opinioni përshëndetën aksionin, duke apeluar që ky të praktikohet pas çdo reshjeve të shiut.

Sipas shembullit të kësaj pamje jo të mirë, ekologët apeluan deri tek shoqëria civile që të ketë kujdes ku i hedh mbeturinat.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.