fbpx

Nga Cyrihu nuk e konfirmojnë incidentin me avionin qeveritar

-

 

Për momentin, në Zyrën federale për aviacion civil (FOCA) nuk kemi njoftim për incident ose ndonjë informacion shtesë. Gjithashtu, nuk e dimë se bëhet fjalë për aterim të detyrueshëm apo aterim për shkaqe sigurie”, njoftuan nga FOCA në pyetjen e “Meta-s” nëse kanë detaje nga aterimi i avionit qeveritar në Cyrih dhe kush i ka dhënë leje avionin më pas të ateroj për riparim në Nurnberg.

Sipas ekspertëve, ky informacion nuk do të thotë se asgjë nuk ka ndodhur me avionin qeveritar, por vetëm çon në interpretim tjetër të termit “incident”.

Ndërkaq, delegacioni qeveritar në krye me Nikolla Gruevskin, që është kthyer nga Strasburgu, ka ateruar në Cyrih, njoftoi dje “Telma”.

“Sipas informacioneve fillestare mund të vërtetoj se gjatë kthimit nga Strazburgu ka ndodhur defekt në fluturimin e avionit qeveritar në të cilën ka qenë edhe kryeministri Gruevski me bashkëpuntorët e tij me çka avioni është detyruar që të ateroj në Cyrih”. Sipas informatave që i posedoj, të pranishmit në avion thonë se është dëgjuar një zë i lartë, pas çka ka ardhur deri në prishjen e shtypjes së brendshme ndërsa piloti menjëherë ka tentuar ta ul lartësinë, dhe sipas protokollit në situata të këtilla menjëherë ta zbres avionin në aeroportin më të afërt-   ka deklaruar për Telma zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev.

Ai shtoi se të gjithë udhëtarët janë në gjendje të mirë dhe se shërbimet kompetente duhet t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për konfirmimin e fakteve.

“Kryeministri Gruevski dhe të gjithë udhëtarët në avion janë në gjendje të mirë ndërsa avioni është për riparim në Nurnberg” ka thënë zëdhënësi i qeverisë.

 

ScreenshotB
Përgjigen që e morëm nga Cyrihu

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.