fbpx

Nga viti i ardhshëm Shkupi do të dekorohet me tematikë

-

Nga viti i ardhshëm qyteti i Shkupit do të kërkojë zgjidhje të plotë ideore për zbukurimet e Vitit të ri. Në faqen e furnizimeve publike të hënën është shpallur konkurs në të cilin kërkohet zgjidhje ideore për dekorimin e vitit të ri gjatë vitit të ardhshëm.

Në kriteret sipas të cilave përzgjidhet oferta me e mirë shkruan se zgjidhjet ideore duhet të jenë unike dhe të kenë koncept, të jenë kreative dhe të mos përkujtojnë në zgjidhje tashmë të realizuara, të jenë lehtësisht të realizueshme dhe të mos jenë të shtrenjta në realizim. Elementet dekoruese dhe zbukurimet të cilat duhet të kyçen në rrymë të përshkruhen nga aspekti teknik (masa, fuqia, shkalla e mbrojtjes). Gjatë përpunimit të zgjidhjes ideore duhet të merret parasysh ngarkesa e shtyllave për ndriçim publik dhe rrjeti i ndriçimit publik. Gjithashtu zgjidhja ideore nuk duhet të parashikojë asnjë ç’kyçje apo ulje të ndriçimit publik, as edhe të parashohë dekorim të shtyllave në të cilat tashmë janë vënë panele reklamuese. Nëse mundet të anashkalohet dekorimi i shtyllave për ndriçim publik.

Në konkurs janë paraparë tre çmime për blerje të veprave të shpërblyera. Çmimi i parë në neto shumë prej 60 mijë denarësh, çmimi i dytë 48 800 dhe çmimi i tretë 30 500 denarë. Ofertat duhet të dorëzohen deri më 2 shkurt 2015 në orën 12 në Arkivin e qytetit, në barakën 1.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.