fbpx

Prokuroria do të kontrollojë se si ka dal në qarkullim videoja dhe materialet e tjera të ndaluara të “Puçit”

-

Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, sipas kompetencave që ka do të kryejë hetime lidhur me faktet dhe rrethanat se si materialet nga takimi mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, kanë arritur tek mediat”. Prokuroria Publike nga MPB-ja  kërkoi të kontaktojë “Jutjubin”de të heq videot nga takimin Gruevski- Zaev.

“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë konstaton se është e nevojshme të theksohet se publikimi i materialeve që mund të jenë subjekt i procedurave të mëtutjeshme penale është e ndaluar dhe ndëshkohet me Ligj. Prokuroria Publike për krim të organizuar dhe korrupsion  nga MPB-ja kërkoi menjëherë të ndalohet  publikimi dhe emetimi i këtyre materialeve dhe materiale të ngjashme që mund të shfaqeshin në të ardhmen “, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Maqedonisë.

“Meta” sot analizoi se a guxojnë mediumet të publikojnë “bombën” e Zaevit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.