fbpx

Prokuroria cakton 30 ditë paraburgim për Verushevskin

-

Prokuroria urdhëroi procedurë hetimore kundër Verushevskit i cili ngarkohet për veprën penale- përpunim, mbajtje, tregti me armë dhe materie shpërthyese pa leje, për çka gjyqi i përcaktoi masën e paraburgimit në afat prej 30 ditëve.

Policia ka arrestuar ish drejtorin e Sigurimit Shtetëror dhe Kundërzbulimit Zoran Verushevski. Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se arrestimi i Verushevskit, nuk është vetëm për dy pistoletat dhe për dyshimin e posedimit të pornografisë së fëmijëve, por për dyshimin e kryerjes së veprave tjera penale. Tash për tash është ngritur padi vetëm për posedim të pistoletave pa leje dhe ky është rezultati momental nga bastisja e djeshme në shtëpinë e tij dhe në shtëpinë e djalit të tij.

“MPB-ja dispononte me informata operative dhe dyshime se janë kryer më shumë vepra penale për të cilat vepruam me urdhër për grumbullimin e provave përkatëse për procesin që do të zhvillohet më tutje”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Pornografia e fëmijëve, sipas Kotevskit, është zbuluar pas marrjes së kompjuterit të Verushevskit. Pas ekspertizës digjitale do të dihet nëse do të ngrihet padi edhe për këtë vepër. Nga MPB-ja nuk tregojnë cilat janë veprat tjera të rënda penale për të cilat dyshojnë. Kotevski thotë se nuk ka kurrfarë motive politike në këtë rast, ndonëse Zoran Verushevski, në kohën e qeverisjes së LSDM-së ishte funksionarë i lartë në MPB dhe e ka kryer detyrën e njeriut të parë të sigurisë shtetërore dhe kundërzbulimit.

“MPB-ja asnjëherë nuk ka vepruar e as që do të veprojë politikisht. Kemi vepruar dhe do të veprojmë kryesisht sipas ligjit. Para ligjit të gjithë janë të barabartë dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë edhe në të ardhmen”, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Prej atje thonë se gjatë bastisjes  është konfiskuar sistm kompjuterik, kurse analizat digjitale të materialeve të konfiskuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.