fbpx

Janë siguruar fonde për mbështetje të produksionit muzikor vendas për 2015

-

Në Buxhetin e vitit 2015, janë siguruar 31.488.000 denarë për të gjitha kategoritë e ligjit për mbështetje të produksionit muzikor vendas, e cila u miratua në vitin 2013 dhe në përputhje me konkurset të publikuara nga Radio televizioni maqedonas në prill, qershor, shtator dhe dhjetor.

– Ky ishte viti i parë në të cilin janë zbatuar konkurset në pajtim me ligjin dhe në lidhje me konkursin e parë, të dytë dhe të tretë u përzgjodhën 106 kompozime në të gjitha kategoritë që janë shënuara në të. Aktualisht zbatohet konkursi i fundit në dhjetor, dhe me këtë do të mbyllen të gjitha konkurset për te këtë vit. Për vitin e ardhshëm janë siguruar fonde – tha Ministria e Kulturës, Milevska, një mbledhjen e hapur të Qeverisë.

Kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se konkurset e para për mbështetje të muzikës argëtuese dhe popullore nuk janë shfrytëzuar mjaftueshëm. Në tre konkurse janë zgjedhur 106 këngë, ndërsa për të tr vitin (në katër konkurse), sipas ligjit, mund të zgjedhin 200 këngë.

– Ka pasur mundësi më shumë, por sipas vlerësimit të komisionit të ekspertëve, cilësia e këngëve popullore dhe zbavitëse të dorëzuara ka qenë e dobët – tha Gruevski.

Ministri i kulturës konfirmoj se vendimtare është cilësia, që për të vendosin qindra ekspertë të zgjedhur sipas parimit të lotarisë pak para zgjedhjes së tyre.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.