fbpx

Obama: Hillary Clinton do të ishte presidente e shkëlqyer për ShBA-në

-

Hillari Clinton do të ishte një “Presidente e shkëlqyer”. Kështu e ka cilësuar Presidenti amerikan, Barack Obama, ish-sekretaren amerikane të shtetit, e cila në vitin 2008 ishte kundërshtarja e tij.

Në konferencën për shtyp në qytetin e Panamasë në Samitin amerikan, mbrëmë Obama vlerësoi Clinton duke u shprehur se ajo do të ishte një Presidente e shkëlqyer.

“Ajo ishte kandidate e vështirë në vitin 2008, ajo ishte mbështetëse e madhe për mua në zgjedhjet e përgjithshme, ajo ishte një sekretare e jashtëzakonshme e shtetit, ajo është mike imja, dhe mendoj se do të jetë një presidente e shkëlqyeshme”. tha Obama

Deklaratat e Obamas vijnë pak kohë para paralajmërimeve se Hillary Clinton do ta shpallë kandidaturën e saj në garën për nominim presidencial të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e vitit 2016

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.