fbpx

Numërimi nuk e zmbraps Gjykatën Kushtetuese për PSP-në

-

Gjykatësit kushtetues thuajse me siguri në seancën e nesërme nuk do ta shqyrtojnë nismën për kushtetutshmërinë e Ligjit për Prokurori Speciale, që është një nga kërkesat kryesore të qytetarëve, të organizuar rreth nismës qytetare “Protestoj” dhe “Revolucion i larmë”.

Nga Gjykata Kushtetuese për “Meta” shprehen se nuk do të ketë ndryshim të rendit të ditës së seancës së caktuar për nesër, në orën 9, të publikuar javën e kaluar.

– Nuk do të ketë ndryshim të rendit të ditës. Nisma për të cilën pyetni, si edhe të gjitha nismat tjera, është përcaktuar për punë te gjykatësi raportues dhe do të informoheni kur do të vihet në rend dite – na tha sekretarja e përgjithshme e Gjykatës Kushtetuese, Olivera Filipovska.

Ndërkohë, protestuesit e “Revolucionit të larmë”, përmes aksioneve-guerile numërojnë deri të shtunën, 18 qershor, deri kur është afati për përmbushjen e dy kërkesave kryesore të tyre, gjegjësisht Gjykata Kushtetuese të prononcohet për kushtetutshmërinë e Ligjit për PSP-në, të pushojë përndjekja e protestuesve dhe të tërhiqen të gjitha kallëzimet kundër personave që protestojnë.

Ata porositën se nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen deri në këtë datë, “qytetarët do ta marrin drejtësinë në duart e veta dhe në mënyrën e tyre”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.