fbpx

Nuk ka nismë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për vërshimet

-

Tani për tani nuk ka nismë zyrtare për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, i cili është pushim kolektiv ndërsa seanca e parë e caktuar është për 24 gusht.

Askush nga shërbimi i marrëdhënieve me opinionin nuk është i kapshëm.

Nga grupi i deputetëve të LSDM-së thonë se deri më tani nuk kanë marrë kurrfarë ftese për seancë e as që ka paralajmërim për diç të tillë.

Se a duhet të mblidhet Kuvendi e pyetëm edhe koordinatorin e grupit të deputetëve LSDM, Goran Sugarevski, por përgjigje nuk morëm.

Ish kryetari i ASHAM, Vlado Kambovski sot i bëri thirrje numri një të Kuvendit Trajko Veljanovski që të ndërpres pushimin dhe të thirr seancë të jashtëzakonshme.

Kambovski në deklaratë për portalin “Sakam da kazam”, propozon që në seancë kuvendore për vërshime të sillet ligji për investimet jo- ekonomike.

“Ja një mundësi që Kuvendi të mbledh forca dhe t’i vë fund shpenzimeve joracionale të Qeverisë. Seancë patjetër duhet të ketë. Kjo nuk është paraqitje që është paraqitur një herë në 1000 vite. Nëse ka ndodhur njëherë, do të ndodh përsëri. Ku është reagimi i Kuvendit, 22 qytetarë humbën jetët në kataklizmin e vërshimeve ndërsa kryetari Trajko Veljanovski dhe deputetët nuk thirrën seancë. Veljanovski menjëherë duhet të thirr seancën ku duhet të kërkohet raport nga Qeveri çfarë po bën me ditë të tëra, pse është e hutuar, si po ballafaqohet me pasojat e vërshimeve sepse njerëzit nga zonat e vërshuara janë lënë vet” thotë Kambovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.