fbpx

Nuk ka informacione për shtetas të lënduar maqedonas në shpërthimet në Bruksel

-

Një seri shpërthimesh tronditën sot në mëngjes kryeqendrën belge Brukse, ku sipas të dhënave të fundit jetën kanë humbur 17 persona ndërsa dhjetëra rezultojnë të lëndura.

Dy shpërthime kanë ngjarë në aeroportin e Brukselit “Zaventem” ndërsa disa media shkruajnë për shpërthime në disa stacione të metros në këtë qytet.

Autoritetet belge njoftuan se të gjitha stacionet e metrove, transporti publik, muzetë dhe godinat e BE-së janë mbyllur.

Siç thonë për “Meta” nga ambasada maqedonase në Bruksel, nëpër qytet dëgjohen zërat e makinave policore dhe ndihmës së shpejtë.

Nga ambasada gjithashtu konfirmojnë se nuk ka të lënduar shtetas maqedonas në sulmet.

Nga ambasada shtojnë se shpërthimi në stacioni e Metros Malbeb ka ndodhur vetëm në 200 metra nga objekti i ambasadës maqedonaae.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.